INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edi Rama nuk do lëshojë pe. ‘Ta harrojnë pushtetin në tavolinë’

Edi Rama nuk do lëshojë pe. ‘Ta harrojnë pushtetin në tavolinë’

Publikuar më: 13:07 23-03-2019

Kryeministri Edi Rama foli për nisjen e një beteje frontale me kundrshtarët e tij politikë. “Sot mbaron ecja jonë majë gishtave dhe nis beteja frontale”, tha ai. Këtë betejë duket se ai e ka me opozitën jashtë Parlamentit. “Ne nuk kemi mandat për ta lëshuar nga dora. Ta harrojnë pushtetin në tavolinë’, theksoi Rama, duke shtuar, “Në rrugë do të mbeten për të keqen e tyre dhe vetëm të tyren”.

"U kemi ofruar bashkëpunim për reformën zgjedhore. U kemi duruar baltët, vezët dhe bojën e dëshpërimit të tyre mbi fytyrat tona por e gjitha ka qenë e kotë. Në vend që të na sfidonin me ide zgjodhën të na gjuajnë me gurë. Në vend që të na sfidonin në fushën e demokracisë duke përdorur mendjen për të na mundur kanë vendosur të mbyten për të na marrë me vete si i mbyturi që të mbyt me synimin që ta bëjnë Shqipërinë që të duket sërish ai vendi i mbytur në dallgët e rrumpallës së tyre që bota kishte nisur t'i harronte", tha Rama.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033252239227295