INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edi Rama shpërthen kundër Prokurorisë. Kërkon arrestimin e Tahirit me 4 letra bakalli

Edi Rama shpërthen kundër Prokurorisë. Kërkon arrestimin e Tahirit me 4 letra bakalli

Publikuar më: 08:29 23-10-2017

Edi Rama ka shpërthyer kundër Prokurorisë, pas kërkesës për arrestimin e deputetit dhe ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. E ka cilësuar poshtëruese kërkesën e organit të akuzës , e cila sipas tij nuk është e bazuar aspak në prova.
Edi Rama:
“Kjo parti nuk ka për t’u bërë mburoja e askujt përballë drejtësisë, por në emër të drejtësisë nuk do të lëmë të poshtërohen deputetë. Me alibinë që po luftohet krimi, me synimin për të bërë një rrugë dhe dy punë ky vend nuk ngjiten kurrë më lart por rikthehen në rrugët e tatëpjetave. Arbitrariteti është i patolerueshëm. Drejtësi po, deri në fund. Ta harrojnë arbitraritetin. Ku bën vaki në cilin shtet, që t’i kurohet të akuzuarit që të provohet se nuk është fajtor. Ai që akuzon duhet të vërtetojë çdo akuzë që ngre. Akuzuesi nuk jep asnjë provë. Ku u gjet ky zell i panjohur i një prokurorie të krimeve të rënda që nuk ka lëvizur asnjë gisht që kur ka lindur. As për fakte e prova që dihen e shihen asiqare si shumë të dyshimta. Kurrë. Asnjëherë
Emër kaq i madh dhe bilanc memec. Në cilën epokë të gurit u gjet kurajoja për ti prerë faturën e burgut deputetit me katër fletë bakalli që do të ofendonin çdo bakall ... ku fatura mbaron me etj. dhe për llogari të kujt deshën tia shesin këtë faturë të arrestit me burg këta prokurorë. Kështu i luftojnë kriminelët, me etj.. e pastaj i zgjidhim rrugës a ishte ti apo ishte tjetër.Ça jemi ne faturistët e arrestit për deputetë apo na dinë ekspertë kontabël”.
Edi Rama flet për inskenim të kësaj kërkese të organit të akuzës, madje duke e krahasuar atë me burgosjen e liderit historik të socialistëve Fatos Nano.
Edi Rama:
“Kjo barbari a nuk u ngjan me atë që ndodhi në fillim të viteve ’90 që drejtësia çoi pas hekurave kryetarin e partisë tonë. Me ca letra magazine nga Italia, por me demek për të bërë drejtësi. Kush e inskenoi pas 25 vitesh atë stafetë barbarie, mes politikës së baltos dhe drejtësisë së burgos. Kryetari i kësaj partie, i vetmi politikan i dënuar me burg në këtë vend me të njëjtën lehtësi vrastare, me ca letra magazinash nga Italia pa lidhje direkte me të por demek me luftën e së resë për të bërë drejtësi, kush e inskenoi me ngutin më të madh rikthimin sot pas 25 vjetësh të asaj stafete barbarie të politikës që baltos, ta harrojë se e kthen mbrapsht në ato zgafella Shqipërinë e sotme”.

Article Logic
Execution time: 0.0037939548492432