Kryeministri Rama e ka nisur ditën e sotme me një urim në profilin e tij në facebook për të gjithë besimtarët myslimanë.
Kreu i Qeverisë ka vendosur të urojë me një foto të postuar të Xhamisë së Namazgjasë duke lajmëruar se punimet po ecin me ritme të shpejta dhe pritet që gjithçka të ketë përfunduar së shpejti.
“MIRËMËNGJES
dhe me këtë pamje të Xhamisë së Namazgjasë, punimet për të cilën po ecin shpejt drejt përfundimit, ju uroj GËZUAR BAJRAMIN”, shkruan kryeministri në urimin e tij publik.