INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edmond Tupja ia thotë troç Lindita Nikollës: Duhet të kishe dhënë dorëheqjen, humbe rastin për të hyrë në histori! [FOTO]

Edmond Tupja ia thotë troç Lindita Nikollës: Duhet të kishe dhënë dorëheqjen, humbe rastin për të hyrë në histori! [FOTO]

Publikuar më: 23:35 06-12-2018

Ndërkohë që një ndër çështjet kryesore të ditëve të fundit është protesta e studentëve, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ishte e ftuar në emisionin “Open” të Eni Vasilit, por përballë saj ishte edhe shkrimtari i njohur Edmond Tupja.

Profesori Edmond Tupja i është drejtuar ministres së Arsimit Lindita Nikolla, duke i thënë se ka humbur një rast për të hyrë në histori. Tupja tha se nëse do ishte në vend të Nikollës do të jepte dorëheqjen nga posti dhe do t’ju bashkohej studentëve në protestë.

"Nikolla do kishte hyrë në histori nëse do kishte dhënë dorëheqjen. Nuk janë gur shahu studentët nuk luhet me studentët. Kanë ndryshuar studentët. Jam për arsimin falas t’i gjej sheti ku te dojë. Lindita humbi rastin për të hyrë në histori. Të kishte dhënë dorëheqjen do kishte hyrë në histori”.

Tupja tha gjithashtu se ai është për arsim falas dhe se studentët duhen kuptuar dhe jo tallur.

“Unë jam për arsimin falas. Ti gjejë lekët ku të dojë buxheti. Unë kështu e mendoj. Këta studentë duhen kuptuar, por me ta nuk duhet tallur”, tha Tupja.

tim.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033359527587891