INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Egërsohet moti në vend, stuhitë dhe shirat pezullojnë trafikun detar. Ja kur kthjellohet koha [VIDEO]

Egërsohet moti në vend, stuhitë dhe shirat pezullojnë trafikun detar. Ja kur kthjellohet koha [VIDEO]

Publikuar më: 17:56 11-09-2017

Moti ne Shqiperi pati nje kthese te papritur ne oret e drekes se kesaj te hene. Vendi u perfshi nga stuhi ere dhe reshje te dendura shiu.
Efekte...
Reshjet veshtiresuan qarkullimin e automjeteve dhe njerezve ne disa rruge te kryeqytetit dhe disa qyteteve.
Situata më problematike u paraqitet në Sarandë ku falë ndërhyrjes së shpejt të policisë kufitare u shmang dhe një tragjedi. Prishja e menjëhershme e kohës i gjeti 4 turistë suedez i në mes të detit ne një mjet lundrues.
Policia ka pezulluar lundrimin e mjeteve ujore për shkak se dallgët arrijnë deri në 5 ballë.
Sinoptikanët parashikojnë që reshjet e shiut do jenë të pranishme në të gjithë vendin deri në mesnatë kur do ketë një shkëputje të përkohshme për tu rikthyer përsëri pas neser.
Ndërsa temperaturat minimale priten të shënojnë në rang territori 12 gradë celsius.
Reshjet e shiut do jenë të pranishme deri në mes të javës, dhe vetem nga dita e enjte pritet qe moti të kthjellohet dhe temperaturat të rriten.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037720203399658