Komandoja Merviol Bilo deri para ditës që kreu vrasjen e Gaxhës njihej nga të gjithë ushtarakët si hero. Ai rezulton si një nga komandot e elitës që ka mbrojtur kauza ndërkombëtare në fronte të vështira lufte. Bilo më shumë se dy vite më parë ka qënë një nga personazhet e ciklit të dokumentarëve në IN Tv, Zoom IN dhe ka folur me përgjegjshmëri të lartë për profesionin e tij për të cilin përkushtohej çdo ditë, pasi nuk ndalonte stërvitjen pranë, Forcave ushtarake elitare të Zall Herit.
“Ushtrimi i radhës është qitje e pengut, qitje me përzgjdhje objektive dhe qitje vertikale. Janë qitje që bëhen me preçizion dhe shpejtësi”, tha ai për Zoom IN në datën 6 maj 2016.
Sot Bilo është në kërkim, pasi gjatë punës së tij private që e kryente pas asaj të shtetit atë të truprojës së këngëtares Elvana Gjata i është kundërpërgjigjur Gaxhës i cili ka gjetur dhe vdekjen edhe pse ishte ai i pari që gjuajti me armë.