INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Çfarë fshihet pas atleteve të Ramës? [VIDEO]

Publikuar më: 16:38 28-07-2017

Kryeministrit Edi Rama nuk i ka pëlqyer asnjëherë të flasë për jetën e tij private, përveçse për politike. Madje edhe në ato raste kur një prezantues ka tentuar të mësojë më shumë, është përballur me reagimin e kreut të ekzekutivit. Por Edi Rama për herë të parë ka dalë nga këto korniza dhe i është përshtatur atyre të IN Tv. 

Në një rrëfim ndryshe, ashtu siç nuk e kemi parë asnjë herë më parë Edi Rama ka folur për familjen, pasionet, por pa i shpëtuar as politikës. E në kulmin e diskutimeve për krijimin e qeverisë së re Rama 2, kryeministri ka zgjedhur të zbardhë disa detaje për IN Tv.
Edi Rama është shpesh herë pjesë e diskutimeve publike edhe për veshjen e tij. Rasti i fundit ishte në samitin e Triestë, ku kryeministri shqiptar i veshur me kostum, kishte zgjedhur një palë atlete të bardha. Por veshja e tij ka marrë vëmendje jo vetëm brenda Shqipërisë por edhe të liderëve të pranishëm në samit. Vetë Rama rrëfen ekskluzivisht se një palë atlete të tilla ia ka bërë dhuratë Presidentit të Francës .
Intervista e plotë ku Rama flet për familjen, dashurinë, gjërat e vogla që ai pëlqen dhe planet për më tej i sjell intervista të shtunën në ora 15 00 në IN Tv.

Article Logic
Execution time: 0.0034091472625732