INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ekskluzive/ Kamera e IN TV sjell pamjet brenda festës së PD. Sali Berisha mesazh të fortë demokratëve [VIDEO]

Publikuar më: 13:22 12-12-2017

Demokratët festuan 27 vjetorin e themelimit të partisë së parë opozitare, Partisë Demokratike. Kamera e IN sjell pamjet brenda festës së organizuar nga demokratët dhe intervista ekskluzive të personazheve që shënjuan hapat e parë historik të themelimit të PD.  In tv siguroi një intervistën me liderin historik Sali Berisha, i cili në ka një mesazh të fortë për demokratët.

Sali Berisha:

“Kjo ditë është thirrje, është kushtrim për beteja të reja, beteja të fuqishme për të kapur horizontet e të ardhmes që meritojnë shqiptarët”.

Në festë munguan shumë prej figurave që  kanë kontribuar prej vitesh në partinë demokratike, e që në zgjedhjet e 28 qershorit u lanë jashtë parlamentit nga lideri Lulzim Basha. Sekretari i përgjithshëm i PD, Arben Ristani nuk mungoi në festë, madje ishte në krah të Lulzim Bashës. Në një intervistë për IN TV Ristani përcjell këtë mesazh për të gjithë zërat kundër në PD.

arben ristani

“Partia Demokratike është një nga partitë më të mëdha në vend. Është parti shtetformuese, ka drejtuar Shqipërinë gjysmën e kohës gjatë viteve të demokracisë. Ne duhet të besojmë dhe të shpresojmë tek forca e saj dhe duhet të ndihmojmë me çka mundemi sepse vetëm PD mund ta çojë Shqipërinë përpara”.

Edhe ish kryetari i PD, sot deputet Tritan Shehu ndalet veçanërisht në rëndësinë që ka forcimi i partisë demokratike. 

Tritan Shehu:

“Këtu ka vend për të gjithë, ka vend për të gjithë dhe për ata që për një arsye apo tjetër nuk janë sot këtu. Ka vend për të gjithë potencialet tona sepse demokracia na thërret të gjithëve dhe  veçanërisht gjendja aktuale, kriza e madhe që po kalon vendi, rreziku i thellimit të kriminalizimit të vendit na thërret të gjithëve që të jemi pjesë e lëvizjeve demokratike për të cilën ka nevojë Shqipëria”. 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037240982055664