INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eksperimentohet jetesa me robotët. Njerëzit bien në ‘kurthin’ e Fred [VIDEO]

Eksperimentohet jetesa me robotët. Njerëzit bien në ‘kurthin’ e Fred [VIDEO]

Publikuar më: 17:15 19-04-2018

Jetesë me robotët? Të gjithë frikësohet vetëm kur e mendojnë. Por do jetë vërtet kaq e tmerrshme sa na është paraqitur?

Kompania robotike angleze Engineered Arts na i sqaron këtë pasi ka realizuar eksperimentin e parë se si do ishte jetesa me robotët.

Inxhinierët ndërtuan robotin e quajtur Fred që në pamje të parë duket si një njeri i vërtet, dhe e ulën në një ndër bar-et më të populluar të Londrës.

Fred nisi bisedimin me njerëzit si të ishte një prej tyre dhe askush nuk e kuptoi që ai ishte një makineri, shkruan intv.al

Ata biseduan me të madje bënë dhe shaka. Më vonë shkencëtarët planifikuan që roboti të shfaqet probleme teknike dhe të thyente gotat dhe njerëzit nisën të trembeshin dhe s'po arrinin të kuptonin se çfarë po ndodhte.

Qëllimi i këtij eksperimenti ishte që njerëzit të provonin një shije të vogël nga e ardhmja dhe jetesa me robotët, dhe të kuptonin që pavarësisht të gjithave ato janë makineri.

Emma Quartly, drejtoreshë e marketingut sqaron se sondazhet tregojnë se njerëzit po i tremben shumë faktit se robotët do ti nxjerrin jashtë loje pavarësisht se bashkëjetesa me robotë parashikohet të ndodh në një të ardhme të largët. Megjithatë përhapja e panikut nuk do ndihmoj as shkencën as shoqërinë.

Pavarësisht se robotët mund të jenë perfekt gjithmonë do jenë në dorën e njeriut pasi nga ata do ndërtohen dhe do kontrollohen po nga ata./intv.al/

 

Article Logic
Execution time: 0.0033929347991943