INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ekspertët kundër shkarkimit të Zgurit [VIDEO]

Publikuar më: 16:50 13-11-2017

Kërkesa e partisë socialiste për shkarkimin e kryetarit të KQZ Klement Zguri ka sjellë reagime të ashpra jo vetëm në arenën politike. Ish kryetari i KQZ, ekspert i çështjeve zgjedhore Çlirim Gjata në një intervistë për In Tv e cilëson absurd dhe jo ligjore nismën e shumicës.
Çlirim gjata:
“Ky është vendim kolegjial jo individual, nëse është vendim i gabuar hajde ti shkarkojmë të gjithë”.
Vendimi KQZ për çështjen Kapllanaj, për të cilin PS ka kërkuar shkarkimin e Klement Zgurit nuk është ankimuar nga subjektet politike, e kjo sipas Gjatës e bën edhe më të pavend kërkesën e shumicës.
Por a është kjo kërkesë një tentativë për ti ikur debatit aktual, Çlirim gjata përgjigjet në këtë mënyrë.
Clirim Gjata:
“Të ngremë sa më shuam cështje që ti ikim problemet të vërtetë, është si puna e anijes me balenën, ti hedhim fuqinë që balena të merret me fuqinë dhe jo me anijen”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036458969116211