INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ekspertja e arsimit Keta për IN News komenton tarifat e masterave dhe propozon....[VIDEO]

Publikuar më: 12:27 02-02-2018

Studentët duket se nuk do tërhiqen nga rruga e protestave për tarifat e larta sipas tyre në universitete. Por edhe ekspertet e arsimit janë të të njejtit mendim se tarifat janë si të vendeve të zhvilluara europiane. Një prej tyre Majlinda Keta, pohon për IN News se këto trarifa janë të krahasueshme në disa degë me vendet e BE që kanë një standard shumë të lartë jetese dhe rrogash. Po gjithësesi ajo qartëson se të paktën dhe këtë vit shanset, që ato të ulen janë të pamundura dhe studentëve iu sugjeron se duhet ti kërkojnë llogari senateve të universiteteve.

“Vendimarrjen për tarifat e masterave e kanë marrë që në prill të një vit më parë senati dhe universiteti. Tani në janar nuk bëhen dot ndryshime. Studentët duhet të marrin më seriozisht votën e të çojnë përfaqësuesit real. Protestat duhet të zhvillohen tek senati dhe rektorati,” tha për IN News, Keta.
Në vendin tonë shkollim falas përfitojnë vetëm të varfërit me nota të larta dhe personat me aftësi të kufizuara. Ndaj Keta propozon zgjerim të skemës duke shtuar bonuese dhe për studentë të tjerë cilësorë.
Shumica e të rinjve ndjekin universitete në vendi tonë madje dhe ata që nuk janë me nota të larta në shkollat e mesme. Për këtë arsye Majlinda Keta si njohëse e mirë e sistemeve arsimore në botë sugjeron dhe një cikël ndërmjetës arsimor mes të mesmit dhe të lartit dhe sqaron arsyet.
“Duhet të ngrihen shkolla parauniversitare si modeli i Danimarkës që të kuptojnë nxënësit që më tej duhet të shkojë në universitet apo jo,” tha Majlinda Keta.

Article Logic
Execution time: 0.0033659934997559