Në orët e para të mëngjesit është ekzekutuar me armë zjarri Vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka .
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Nënë Tereza” në Lezhë, rreth orës 04:00. Aleksandër Ndoka është gjetur i vrarë me armë zjarri në mjetin e tij tip “Mitsubish” me traga AA 382 SE. Policia është njoftuar për ngjarjen nga banorët e zonës, ndërsa menjëherë pas krimit është vënë në ndjekje të autorëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendin e ngjarjes ku po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Në mbështetje të veprimeve që po kryhen nga Drejtoria e Policise Lezhë për kapjen e autorëve, janë dërguar edhe dy grupe të FNSH Shkodër
Aleksandër Ndoka është edhe anëtar i këshillit bashkiak të Lezhës.