Iu premtonte studentëve, që do të kalonin provimin duke dhënë para. E për këtë arsye, Specialistët për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në Policinë e Elbasanit kanë ndaluar sekserin, S. Nika, 59 vjeç, banues në Elbasan.
Ai do hetohet si i dyshuar për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Dyshohet se Nika kundrejt pagesës prej 10.000 lekë i kishte premtuar shtetasit R.D, 20 vjeç, banues në Elbasan, se i njihte pedagogët e Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” dhe do t’i merrte provimet.