Një sasi tritoli ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan, duke dëmtuar rëndë ambjentet e një aktiviteti privat.
Nga të dhënat e fundit mësohet se shpërthim ka ndodhur në një lokal në rrugën “Rinia” dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Autoritetet lokale njoftojnë se policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.