Elon Musk është një ndër figurat e liderve më popullor dhe po ashtu dhe kontradiktor të kompanive ndërkombëtare. Ai ka thënë mjaft idiotsi, por ama ka bërë dhe mjaft arritje. Kohët e fundit ai ka kërcënuar këdo që ka më shumë fuqi se ai brenda Tesla.
Kompania ka qenë në presion të vazhdueshëm vitet e fundit pasi fitimet kanë qënë shumë poshtë pritshmërive dhe aksionertët kanë vazhduar që të kërkojnë përherë e më shumë ankesa. Disa prej tyre kanë kërkuar dhe shkarkimin e CEO-s Elon Musk, që si themelues i kompanisë nuk ka në plan që të tërhiqet prandaj ky i fundit ka bërë një lëvizje ekstreme.
Miliarderi ka konfirmuar nëpërmjet një postimi në Tëitter që ai ka siguruar fondet e nevojshme për të rimbursuar aksionerët dhe për të kthyer Teslan në një kompani private. Musk ka nevojë për gati 50 miliardë dollarë për të realizuar qëllimin e tij dhe mbetet mister se si ai ka siguruar fondet, por një lider aq i vendosur duket cool.
Am considering taking Tesla private at $420. Funding secured.
— Elon Musk (@elonmusk) August 7, 2018
-------------------------------------
MEQË JE KËTU
IN Smart të fton të na bashkohesh në grupin privat të Facebook ku mund të diskutojmë risitë e teknologjisë, problemet që ti mund të kesh me smartphone tënd dhe të njihemi me njëri-tjetrin në komunitetin më të madh dedikuar të apasionuarve pas teknologjisë.