Dy lëvizje të njëpasnjëshme kanë ndodhur në dy drejtori të mëdha si ajo e Doganave dhe e Tatimeve.
Kështu, newsbomb.al mëson se tropojani Artan Shiqerukaj është emëruar zv.drejtor i përgjithshëm i Doganave ndërsa Ervin Hoxha rikthehet te Tatimet si zv.drejtor i Përgjithshëm.
Nga sa bëjnë me dije burimet e newsbomb.al, Shiqerukaj ka një lidhje të fortë kushqie me ish-kryeministrin Sali Berisha pasi xhaxhai i tij është martuar me vajzën e vëllait të Berishës, pra mbesën e ish-kryeministrit.
Por pavarësisht afërsisë që ka me Berishën, Shiqerukajt i është besuar pozicioni i rëndësishëm i zv.drejtorit të Doganave, gjë e cila ka surprizuar shumë socialistë.
Më herët, ai ka mbajtur pozicionin e përgjegjësit të sektorit të analizës strategjike në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.
Nga ana tjetër, rikthimi i Ervin Hoxhës te Tatimet si zv.drejtor përbën vërtet habi po të kemi parasysh bujën e madhe të dorëheqjes së tij, të cilën ia komunikoi kryeministrit Rama me një SMS.