INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Emigracioni po na merr gratë...

Emigracioni po na merr gratë...

Publikuar më: 08:31 11-06-2018

Emigrimi në Shqipëri ka qënë në shekuj traditë e burrave. Po sot situata ka ndryshuar tërësisht, pasi janë gratë ato që sot kanë nisur të lëvizin më shumë.

Një e dhënë tronditëse është shënuar një vit më parë. INSTAT raporton se gjatë vitit të kaluar ikja e grave jashtë vendit u dhjetëfishua. Pjesa më e madhe kanë zgjedhur të punonjë infermier kryesisht në Gjermani dhe të tjera dado fëmijësh dhe të moshuarish apo shërbyese.
Në 2017 lanë Shqipërinë 4.628 gra nga 587 në 2016. Të habit fakti se emigracioni i burrave ka shënuar një rënie të konsiderueshme, me – 19.530 burra të migruar, nga -10.060 në 2016. Mosha mesatare e personave që emigrojnë janë nga 35-39 vjeç.

Ikjet masive të viteve të fundit kanë ulur dhe numrin e popullatës vendase. Popullsia aktualisht është 2.870.324 persona me rënie prej 0.22 % gjatë vitit 2017.
Në vitin 2017, gratë përbëjnë 49.9 % të popullsisë. Veç emigracionit numri i popullsisë lidhet dhe me jetëgjatësinë, ku në vitin 2017, jetëgjatësia në lindje është llogaritur të jetë 77.1 vite për burrat dhe 80 vite për gratë. Kjo do të thotë se gratë jetojnë rreth 3 vite më shumë se burrat.

Article Logic
Execution time: 0.0034089088439941