INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Enigma, ka vdekur apo jo xhihadisti, Almir Daci…

Enigma, ka vdekur apo jo xhihadisti, Almir Daci…

Publikuar më: 10:17 10-06-2016

Edhe pse është përfolur disa herë në lidhje me xhihadistin nga Leshnica e Pogradecit, Almir Dacin se ai ka ndruar jetë në luftimet në Siri, Gjykata  e Krimeve të Rënda vijon senacën. Porçesi vijon për arsye se gjykata ende nuk ka një konfirmim zyrtar në lidhje me vdekjen e tij. Në seancën e rradhës ka dëshmuar i ati i Almirit, i cili tha se prej tre vjetësh nuk e ka parë më të birin.
I ati rrëfën se pas shkarkimit nga detyra si imam i xhamisë së Leshnicës, Almir Daci kishte ikur për të punuar në Arabi. I ati i Almirit tha se di që i biri ka ndëruar jetë dhe se e kishte mësuar nga një telefonatë e nuses së djalit, e cila ndodhet po në Siri bashkë me dy fëmijët e mitur të çiftit.

Deklarata e babait të Dacit:
“Almiri ka tre vjet i larguar. Unë kam qenë në Greqi me djalin tjetër kur ai ka ikur nga Shqipëria. Almiri më telefonoi dhe më tha babi mos më kërkoni, se unë jam në Arabi. Kjo ishte telefonata e fundit me të. Ai iku vetë i pari. Pas një muaji ka ardhur vëllai i bashkëshortes së tij, që ka marrë edhe të shoqen e Almirit. Vdekjen e djalit e kemi mësuar nga nusja e tij. Para një muaji, e shoqja e Almirit ka marrë në telefon gruan time dhe i ka thënë që Almiri është vrarë. Ata janë fetarë, edhe Almiri, edhe gruaja e tij, dhe nuk i thonë të gjitha fjalët. Nusja i ka thënë gruas sime që pas katër muajsh do të tregojë më gjatë. Tani për tani i ka thënë vetëm që ka vdekur.”

Në seancë ka dëshmuar edhe i dënuari Bujar Hysa, në cilësinë e të bashkëpandehurit në një proçedim të lidhur. Hysa është dënuar disa javë më parë me 18 vjet burg për “terrorizëm”. Ai rrëfeu njohjen e tij me Almir Dacin.

Deklarata e Bujar Hysës:
“E njoh Almir Dacin. Ai është vrarë në Siri, është shumë e sigurt. E kam dëgjuar në TV, por edhe më kanë thënë miqtë me të cilët kam komunikuar përmes telefonit. Gjyq për të vdekurit në këtë vend veç në kohën e Enverit ka ndodhur. Almirin e kam njohur në një biznes që unë kam pasur në Rrugën e Kavajës. Ai ishte besimtar. Nuk e di sesi ka ikur në Siri. Kam komunikuar me të në ‘Facebook’. Në bisedat që kam bërë me Almirin kemi folur për situatën në Siri, për vrasjet e njerëzve të pafajshëm që bëjnë ushtarët e Basharit, për përdhunimet e motrave myslimane që bëjnë ushtarët e Basharit. Ja, për këto kemi folur. Almiri shkoi në Siri për të ndihmuar vëllezërit myslimanë, për të luftuar kundër Basharit”.

Article Logic
Execution time: 0.0037150382995605