INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erdhi dimri! Surprizon moti, ja çfarë pritet të ndodhë në fundjavë, dëborë në...[FOTO]

Erdhi dimri! Surprizon moti, ja çfarë pritet të ndodhë në fundjavë, dëborë në...[FOTO]

Publikuar më: 18:01 16-11-2018

Sipas Meteoalb, fundjava paraqitet e paqëndrueshme, ku vranësirat do të jenë të pranishme në të gjithë territorin duke gjeneruar reshje dëbore në zonat malore dhe shira të dobët në pjesën tjetër, kryesisht në jug të vendit.

Edhe përgjatë ditës së nesërme do të vijojë rënia e temperaturave, ku në vendet malore pritet të shkojnë deri në -6 gradë celcius.

Gjatë paradites, vendi ynë do të vijojë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta. Ndërsa pasditja sjell shtim të vranësirave kryesisht në rajonin verilindor – juglindor duke rrezikuar reshje të dobëta shiu e dëbore.

Gjatë natës pritet shtrirje e vranësirave të dendura në të gjithë territorin. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke shënuar -5°C në zonat malore ndërsa maksimumi do të arrijë deri në 18°C në zonat bregdetare.

bieber.jpg

 

Era fryn mesatare në tokë dhe deri e fortë në det, me shpejtësi 35-40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, ndërsa në det do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

Ndërkohë që edhe gjatë ditës së diel dhe të hënë në vendin tonë do të mbizotërojë mot i kthjellët por do të jetë ftohtë.

Meteorologët parashikojnë që reshjet e shiut të fillojnë javën e ardhshme, më konkretisht ditën e martë dhe të mërkurë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035858154296875