INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erdogan: Fethullah Gulen, PKK dhe ISIS veprojnë së bashku

Erdogan: Fethullah Gulen, PKK dhe ISIS veprojnë së bashku

Publikuar më: 08:00 19-08-2016

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka qenë i drejtpërdrejtë kur ka akuzuar klerikun Fethullah Gulen dhe ndjekësit e tij si organizatorët e sulmeve të njëpasnjëshme me bomba në lindje të Turqisë, si dhe PKK-në kurde, por edhe ISIS, duke vendosur shenjën e barazimit mes tyre.

“Këto organizata terroriste, edhe pse janë të ndryshme, veprojnë së bashku. Fajtor për sulmet është Gulen dhe militantët kurdë. Këto sulme tregojnë qartë se nuk ka asnjë ndryshim mes PKK, ISIS dhe organizatës gyleniste. Të gjithë ata kanë të njëjtin qëllim”, tha Erdogan.

Në një fjalim “live” në televizion, Erdogan tha se Turqia po përballet me një sërë sulmesh të koordinuara terroriste të ndërmarra nga organizata të ndryshme, por që veprojnë së bashku. Presidenti turk tha se sulmet në stacionet e policisë ku humbën jetën 7 anëtarë të forcave të sigurisë dhe u plagosën 224 të tjerë janë realizuar nga ndjekësin e Gulen.

Qindra të plagosurit nga dy sulmet me autobombë u dërguan në spital, për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Një prej sulmeve u krye ndaj selisë qendrore të policisë në Elazig, saktësojnë autoritetet, ku mbetën të vrarë 3 policë dhe të plagosur 73 vetë, përfshirë civilë ndërsa një shpërthim i ngjashëm u krye ndaj një komisariati policie në provincën Van, ku mbetën të vdekur 1 oficer dhe 2 civilë, si dhe u plagosën 146 persona. Pas ngjarjes kryeministri Binali Yildirim tha se Turqia është në gjendje të lartë sigurie.

Article Logic
Execution time: 0.0041298866271973