INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erdogan humbet durimin, kërcënon BE-në: Do të hapim kufijtë për refugjatët

Erdogan humbet durimin, kërcënon BE-në: Do të hapim kufijtë për refugjatët

Publikuar më: 12:28 06-09-2019

Çështja e emigrantëve që vijnë kryesisht nga zonat e lindjes vijon të shkaktojë përplasje mes presidentit të Turqisë Erdogan dhe vendeve të Bashkimit Europian.

Erdogan paralajmëron se do të hap kufijtë për të gjithë emigrantët nëse mbështetja ndërkombëtare për një zonë të sigurt të refugjatëve në veri të Sirisë nuk arrin të materializohet.Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Refugjatëve Turqia pret më shumë se 3.6 milion refugjatë sirianë .

"Qëllimi ynë është që të paktën një milion vëllezër tanë sirianë të kthehen në zonën e sigurt që do të formojmë përgjatë kufirit tonë 450 km. Na jepni mbështetje logjistike dhe ne mund të ndërtojmë shtëpi në veri të Sirisë. Në këtë mënyrë, ne mund t'u sigurojmë atyre kushte normale jetese. Kjo duhet të ndodh në të kundërt ne do të hapim kufijtë . Ne nuk do ta mbajmë këtë peshë vetëm. Ne nuk kemi marrim ndihmë nga bashkësia ndërkombëtare, përkatësisht Bashkimi Evropian,” u shpreh Erdogan gjatë një fjalimi në Ankara.

Kujtojmë se në vitin 2016 mes BE dhe Turqisë u arrit një marrëveshje për të përballuar fluksin e emigrantëve.

Sipas këasj marrëveshjeje Ankaraja do të merrte ndihma monetare nga Brukseli për të mos lejuar vërshimin e refugjatëve të Lindjes drejt vendeve europiane.

Por luftimet e përtëritura në Idlib javët e fundit nxorën në dritë perspektivën e një valë tjetër të refugjatëve në kufijtë e Turqisë.

Article Logic
Execution time: 0.0041258335113525