Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i ka kërkuar falje Rusisë për vdekjen e pilotit rus. Piloti humbi jetën kur një avion rus u rrëzua mbi territorin sirian-turk nëntorin e kaluar.
Falja e Erdogan ka ardhur përmes nje letre dërguar homologut Vladimir Putin. Erdogan shprehu gatishmërinë për të rivendosur marrëdhëniet me Moskën, tha të hënën zëdhënësi i Kremlinit.
“Erdogan ka shprehur keqardhjen e tij të thellë dhe ngushëllimet për të afërmit e pilotit të vdekur rus”, tha Peskov.