INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ERE, “vë” çmime për diellin dhe erën

ERE, “vë” çmime për diellin dhe erën

Publikuar më: 13:18 02-08-2017

Mund të duket e çuditshme por është e vërtetë. Në vendin tonë nuk ka asnjë investim të prodhimit të energjisë nga dielli apo nga era por Enti rregullator ka marrë vendim që të caktojë çmimin e blerjes për energjinë e prodhuar nga këto të dy lloje energjish. Për te gjithë ata që kanë vendosur të investojnë në prodhimin e energjisë nga dielli dhe nga parqet eolike do të ketë një çmim të caktuar për shitjen e energjisë së prodhuar prej tyre të përcaktuar nga ERE. Në një vendim të Entit Rregullator të Energjisë bëhet e ditur se çmimi i shitjes së energjisë elektrike të prodhuar nga dielli do të jetë më i lartë se sa ai i prodhuar nga era.

Enti Rregullator i Energjisë:
Për vitin 2017 çmimi për të gjithë kontraktuesit e ndërtimit të impianteve të jetë:
a) për burimet e energjisë PV(Fotovoltaikët) në vlerën 100 Euro/MëH
b) për burimet e energjisë nga era (Eolike) 76 Euro/MëH
Përcaktimi i çmimit të shitjes së energjisë së prodhuar nga këto impiante ka ardhur si nevojë pas rritjes së kërkesave për investime në të dy llojet e energjisë. Ere raporton se ka patur një seri kërkesash për investime, ndërsa enti rregullator thotë se përcaktimi i çmimit është bërë në bazë të informacioneve që disponohen.
Enti Rregullator i Energjisë:
“Aktualisht në Shqipëri nuk ka investime të kësaj natyre të impianteve me diell (PV) apo me erë (Eolik), dhe për këtë arsye ka një mungesë të theksuar të të dhënave lidhur me planet e biznesit dhe kostot shoqëruese, me qëllim kryerjen e një analize të saktë të kostove në kushtet e vendit tonë. Në këto kushte, referencat janë të bazuara në studimet që disponohen, dhe mbi bazën e këtyre studimeve, rezulton se orët e punës së impianteve me diell, ndryshojnë nga ato me erë dhe ky faktor, përbën edhe ndryshimin në llogaritjen e cmimit për të dy impiantet” thuhet në vendimin e ERE.

Article Logic
Execution time: 0.003878116607666