INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erion Braçe ''pagëzon'' Voltana Ademin me një emër të ri/ Ironike e porosit të mbledhë plehrat

Erion Braçe ''pagëzon'' Voltana Ademin me një emër të ri/ Ironike e porosit të mbledhë plehrat

Publikuar më: 09:16 27-06-2019

Zëvendës kryeministri, Erion Braçe ka ''pagëzuar'' me një emër të ri kryebashkiaken e Shkodrës, nga Voltana tani ka vendosur t’i thërrasë Molotana. Me sa duket ai është nisur nga fakti se ajo ka udhëhequr shumë protesta në Shkodër këto kohë dhe në to është hedhur dhe molotov. 

Ai gjithashtu ka publikuar një foto nga Shkodra të një trotuari me plehra dhe i bën thirrje Voltana Ademi, t'i mbledhë ato. Sipas Braçes, 30 qershori do t'i japë fund kësaj situate.

Statusi i Braçes:
'Molotana apo Boltana: Mblidhi plehrat! Boll i lëshove rrugëve! Mëngjesi banal e kriminal në Shkodër! 30 qershori, jepi fund ti! Voto të rikthehet puna!”

Article Logic
Execution time: 0.0040671825408936