INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erion Veliaj: Qeset plastike brenda vitit nuk do të përdoren më në Tiranë

Erion Veliaj: Qeset plastike brenda vitit nuk do të përdoren më në Tiranë

Publikuar më: 18:54 28-06-2016

Çdo ditë e më tepër shumë vende nëpër botë marrin masa të shumta për pakësimin e përdorimit të qeseve plastike, duke i shpallur “luftë” sepse kërcënojnë jetën e specieve të ndryshme, dhe bëhen shkak për ndotjen e ambientit. Edhe në Tiranë, Agjensia e Kombeve të Bashkuara dhe Ambasada Italiane, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, organizuan një fushatë ndërgjegjësuese për zvogëlimin e përdorimit të qeseve plastike, dhe në përfundim të saj, kryebashkiaku Veliaj, deklaroi se në Tiranë, ato nuk do të përdoren më nga Qershori i 2017.

Për Kryetarin e Bashkisë, kjo nismë do të ndikojnë në mirëmbajtjen e mjedisit, e veçanërisht lumenjve, që qeset i kanë ndotësit kryesor. Koordinatori i Përhershëm i OKB -së në Shqipëri vuri theksin se, prodhimi dhe konsumi i përgjegjshëm është një nga objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm, të cilat duhen përmbushur në 15 vitet e ardhshme.

Article Logic
Execution time: 0.0035130977630615