Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj sot në dy vjetorin e betimit si kryebashkiak ka një falënderim për të gjithë qytetarët e Tiranës.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ai thotë se këto dy vite kanë qenë dy vitet më sfiduese në jetën e tij.
“Dy vite më parë, pas betimit e rregullimit të Sahatit, nisëm punën për ta çuar Tiranën në drejtimin e duhur me mbështetjen e secilit prej jush! Kanë qenë dy vitet më sfiduese të jetës time – ju jam mirënjohës nga zemra!”, shkruan Veliaj.