INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ethet e zgjedhjeve në Maqedoni. LSDM dhe VMRO joshin votuesit shqiptarë [VIDEO]

Publikuar më: 18:03 26-09-2017

Ethet e garës politike për zgjedhjet lokale të 15 tetorit kanë filluar të ndihennë Maqedoni. Partitë kryesore maqedonase LSDM dhe VMRO po tentojnë të joshin shqiptarët duke synuar votat e tyre. Retorika e dy partive është zbutur shumë , sidomos VMRO-DPMNE, e drejtuar nga Nikolla Gruevski e cila ka lëshuar deklarata të ashpra për shqiptarët. Gruevski thotë se oferta e tyre, përkushtimi, përgjegjësia dhe dija do të jenë përgjigja më e mirë për kaosin dhe pasigurinë që e ka shkaktuar LSDM-ja. Lidhja Social-demokrate që drejton Qeverinë, edhe në pushtetit lokal do të vazhdojë me retorikën e zgjedhjeve të fundit parlamentare duke u angazhuar për një shoqëri për të gjithë. LSDM-ja pretendon që këtë koncept ta zhvillojë në partneritet me BDI-në e Ali Ahmetit, me të cilën është në koalicion qeveritar. “Ne ofrojmë zgjidhjet më të mira, si me kandidat ashtu edhe me programe. Ne si partner qeveritar do ta mbështesim njëri-tjetrin në disa komuna”,-deklaroi Zaev. Partia e tij ka nxjerrë edhe kandidatë shqiptarë në disa komuna.  Fushata elektorale për zgjedhjet e 15 tetorit zgjat 20 ditë. Në garë për drejtimin e 80 komunave dhe Shkupin si njësi e veçantë e pushtetit lokal marrin pjesë 19 parti politike dhe koalicione si dhe disa lista të kandidatëve të pavarur për këshilltar komunal.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0031700134277344