INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Euro 2016 e gjen Parisin nën ujë

Euro 2016 e gjen Parisin nën ujë

Publikuar më: 10:40 04-06-2016

Parisi po përballet me një situatë tepër emergjente. Deri tani 10 persona kanë humbur për shkak të motti të keq, ndërsa mijëra të tjerë janë detyruar që të largohen nga shtëpitë e tyre. Në të njëjtën situatë ndodhet edhe Gjermania dhe për fat të keq sinoptikanët kanë paraljamëruar shtim të iovelit të reshjeve pikërisht në këto dy vende.  Në Paris, niveli i ujit në lumin Sienë vazhdon të rritet, duke detyruar punonjësit e muzeut të Luvrit që të zhvendosin punimet e artit në një depo nëntokësore. Në të gjithë rajonin e Parisit, mijëra njerëz janë evakuuar ndërsa mbi 24 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike. Presidenti francez, Francoise Hollande, e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për zonat që janë goditur më rëndë.  Ndërsa në pjesën jugore të Gjermanisë, niveli i ujit pritet të rritet në landin e Bavarisë, zonë kjo e cila  është goditur rëndë që prej  katër ditësh nga vërshimet.  “Qeveria federale është e pikëlluar për personat  të cilëve ndihma iu shkoi shumë vonë”, është shprehur klancelarja gjermane, Angela Merkel.

Article Logic
Execution time: 0.0040509700775146