INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Euro 2016 - ISIS paralajmëron sulme në Marsejë, rrezikohet Kombëtarja shqiptare

Euro 2016 - ISIS paralajmëron sulme në Marsejë, rrezikohet Kombëtarja shqiptare

Publikuar më: 14:08 30-05-2016

Duket se e gjithë Euro 2016 do të zhvillohet jo nën ethet e rezultateve të ndeshjeve por nën ato të ISIS. Këto të fundit kanë kërcënuar se po planifikojnë sulme terroriste në Marsejë kundër tifozëve britanikë. Kjo është zbuluar në një laptop të përdorur më parë nga kreu i sulmit terrorist  Salah Abdeslam  në të cilin policia britanike ka gjetur të dhëna që flasin për një sulm të madh terrorist në Marsejë kundër tifozëve britanikë në ndeshjen e 11 qershorit kur do të luhet  Angli- Rusi. Menjëherë pasi ky lajm u publikua nga The Sun, edhe mediat shqiptare shpallën shqetësimin për Kombëtaren Shqiptare e cila do të luajë kundër Francës me 15 qershor, pikërisht në Marsejë. Kjo ndeshje do të zhvillohet vetëm  4 ditë pas ndeshje së rrezikuar nga ISIS, Angli- Francë. kamikazë, AK47-a,  armë kimike dhe drone që lëshojnë bomba nga ajriu është plani tmerrues i  ISIS  për të vrarë sa më shumë njerëz. Franca  vazhdon të jetë  ende në gatishmëri maksimale ndaj terroristëve pas sulmeve në Paris në nëntor . Policia britanike dhe ajo franceze po bashkëpunojnë  në mënyrë që të marrin masa për një siguri të lartë në stadium dhe rreth tij. Por të rrezikuara mbeten edhe ambientet përreth stadiumit si lokale apo rrugë të cilat me siguri do të jenë të mbushura me tifozë gjatë ndeshjeve. 

Article Logic
Execution time: 0.0032320022583008