INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Euronews ‘ndjek’ Ramën edhe në Dhërmi, e pyet për negociatat me BE-në. Paralajmërimi i kryeministrit….[VIDEO]

Euronews ‘ndjek’ Ramën edhe në Dhërmi, e pyet për negociatat me BE-në. Paralajmërimi i kryeministrit….[VIDEO]

Publikuar më: 10:14 09-08-2019

Prestigjiozja Euronews ‘ndjek’ kryeministrin Edi Rama edhe kur është me pushime në rezidencën e tij në Dhërmi, duke e intervistuar për të zbuluar më shumë për procesin e anëtarësimit të vendit në BE.

Gjatë bisedës me gazetarin e Euronews, Rama paralajmëron unionin se nëse nisin hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut duke lënë mbrapa Shqipërinë, e gjithë kjo do të ishte e dëmshme për të gjithë rajonin, do të sillte destabilizim.

“Nëse Maqedonia e Veriut arrin të nis përpara Shqipërisë negociatat do të ishte e dicka e dëmshme jo taktike, dhe e padrejtë.Ne duhet të përballemi me atë që gjithnjë e më shumë vendimmarrja e Këshillit të Europës nuk bazohet në atë që ne bëjmë, në ato që bëjnë vendet si ne, por në situatën e brendshme ose dinamikën e brendshme politike në shtete të ndryshme anëtare. Për ne, Evropa nuk është thjesht një proces burokratik, ose nuk është thjesht një bashkim i vendeve të zhvilluara që dëshirojmë, shpresojmë ose ëndërrojmë të bashkohemi" u shpreh Rama.

Rama thekson se rruga për në BE është e gjatë duke vënë në pikëpyetje edhe praninë e tij.

"Rruga deri në anëtarësim në BE është një rrugë e gjatë. Dyshoj se do të jem aty, kur të firmoset anëtarësimi. Do ta ëndërroja një gjë të tillë por dyshoj se do të jem aty pikësëpari”theksoi Rama.

Ajo që ra në sy ishte edhe veshja e kryeministrit i cili e priti gazetrain e Euronews në mënyrë shumë sportive me pantallona të shkurta dhe zbathur.

Për Euronews e cila e titulluar shkrimin e saj "Europa nuk sheh më në lindje" ka folur edhe ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca. Ai vlerësoi reformat që ka ndërmarrë Shqipëria, por shtoi se ka ende punë për të bërë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036048889160156