INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Europol Roma: Europa përballë rrezikut më të madh terrorist që nga 11 shtatori

Europol Roma: Europa përballë rrezikut më të madh terrorist që nga 11 shtatori

Publikuar më: 14:01 04-05-2016

“Europa ndodhet përballë një rreziku të lartë terrorist, më i rrezikshmi që nga ai i 11 shtatorit në SHBA” ka deklaruar përgjatë një audicioni në Komitetin Shengen në Parlamentin italian, kreu i Europolit, Rob Wainwright.

I thirrur për të referuar mbi nivelin e sigurisë në Europë, mbi situatën aktuale të kontrolleve në zonën Shengen, aktivitetin e Europolit e nivelin e vigjilencës në çështjen e krizës së emigrantëve, kreu i Europolit Rob Wainwright deklaroi se “që prej muajit janar ishim të informuar se ISIS kishte stabilizuar një strukturë komande në Siri, e një sulm në Europë mund  të ishte i mundur. Siç e dëshmuan dhe ngjarjet e tmerrshme në Bruksel me rrezikun e mundësisë së një atentati të ri në Europë në të ardhmen. Për momentin po ndjekim disa linja investigative e përsa i përket Italisë nuk kemi asnjë alarm specifik për një “atentat të mundshëm”.

Hetimet e Europolit kanë verifikuar forcimin e lidhjes mes fenomenit të emigracionit klandestin e kriminalitetit. Përgjatë 2015 organizatat kriminale të trafikut të qënieve njerëzore kanë faturuar një shumë prej 3-6 miliardë euro.

“Është një sektor kriminal, një industri e vërtetë kriminale me një rritje në ekstemis gjatë viteve të fundit, u shpreh Rob Wainwright, e që përfshin shumë aktorë si traikantë të thjeshtë, rekrutues, e riciklues parash”.

Ai deklaroi se Europol ka identifikuar përgjatë 2015 rreth 40 mijë trafikantë qëniesh njerëzore, të përshirë në disa grupe multinacionale me prejardhje nga Siria, Turqia, por dhe nga disa vende europiane.

 

Article Logic
Execution time: 0.0022029876708984