INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Facebook kërkon ndjesë. Sugjeroi video me përmbajtje shqetësuese

Facebook kërkon ndjesë. Sugjeroi video me përmbajtje shqetësuese

Publikuar më: 12:42 16-03-2018

Facebook u detyrua të kërkojë falje pasi një natë më parë  për orë të tëra faqja sociale sugjeroi kërkime të çuditshme, me përmbajtje shqetësuese. Sugjerimet e kërkimit të rrjetit social, u ndërprenë rreth orës 4 të mbrëmjes në Mbretërinë e Bashkuar dhe filluan të sugjerojnë rezultate të pakëndshme për ata që shkruanin fjalën video. Shumë përdorues kanë postuar shembuj në Twitter, ku faqja ka propozuar kërkime të video me përmbajtje seksuale dhe abuzimi të fëmijëve. Të tjerë raportuan rezultate të ngjashme në gjuhë të tjera. Facebook reagoi menjëherë duke kërkuar falje dhe tha se po hetonte çështjen dhe se sapo u informuan për sugjerimet ofenduese i hoqën ato. “Parashikimet e kërkimit në Facebook përfaqësojnë atë që njerëzit mund të kërkojnë në rrjet  dhe nuk reflektojnë  përmbajtjen aktuale në platformë. Ne nuk lejojmë shfaqjen e imazhe me përmbajtje të qartë seksuale në faqen jonë"-thuhet në deklaratën e rrjetit social.  Javën e kaluar, Facebook u përball me kritika ndërkombëtare pasi mediet zbuluan një sondazh që pyeste përdoruesit nëse pedofilët duhet të lejohen të propozojnë fëmijët për fotografi seksuale në vend. Facebook pranoi se sondazhet ishin një gabim, duke shtuar se nuk ka "asnjë qëllim" të lejojë një sjellje të tillë.

Article Logic
Execution time: 0.0041718482971191