Facebook ka marrë një fushatë të ngjashme me atë të Twitter. Faqet që publikojnë lajme të rreme do të luftohen dhe kush bën më shumë lajme të rreme sesa Aktivistët Liberalë.
Me mijëra faqe janë mbyllur nga Facebook dje dhe madje 150 nga ato ishin duke investuar për reklamim. Faqet zotëroheshin nga Demokratë amerikanë që janë shumë kundra politikave aktuale të presidentit Trump. Ata po organizonin evente dhe tani që zgjedhjet po afrojnë, ata po kërkonin të punësonin koordinatorë politikë. Në duart e njerëzve si këta duket se demokracia e ka të sigurtë vdekjen, fundja-fundit ideologjia liberale promovon paqe, por ama nxit urrejtjen.
Demokratët duket se prisnin humbje të thella në zgjedhje, prandaj ata nisën me lajmet e rreme dhe me mashtrimet e tyre politike, të cilat për hir të së vërtetës janë gjë krejt normale për liberalët anë e mbanë botës.
Trump duket se po shkon drejt një fitoreje të sigurt, pasi këto faqe, të cilat ndiqeshin kryesisht nga fëmijë dhe njerëz që nuk jetonin në SHBA do të pushojnë së ekzistuari. Presidenti po ashtu kishte të drejtë që fliste për "fake neës". Po ashtu kam dhe një këshillë për të gjithë ju që po lexoni këtë, mos dëgjoni se çfarë thonë njerëzit që janë në pushtet, shikoni se çfarë ata bëjnë.
Duke u nisur nga këshilla më lart është mëse e qartë që Trump ka arritur shume pavarësisht se çfarë shpifet, fiks ashtu si e kanë zakon ata që shfaqen si popullor dhe promovojnë lirinë e tepërt. Konservatorët ofrojnë atë që realizohet dhe flasin ashpër, por realiteti nuk është ndryshe prandaj sorry liberalë.
-------------------------------------
MEQË JE KËTU
IN Smart të fton të na bashkohesh në grupin privat të Facebook ku mund të diskutojmë risitë e teknologjisë, problemet që ti mund të kesh me smartphone tënd dhe të njihemi me njëri-tjetrin në komunitetin më të madh dedikuar të apasionuarve pas teknologjisë.