INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fakte të reja nga zhdukja e 17 –vjeçares Rredhi nga Fieri

Fakte të reja nga zhdukja e 17 –vjeçares Rredhi nga Fieri

Publikuar më: 10:24 29-06-2016

Çështja e zhdukjes së Ledina Rredhit e raportuar ditën e martë është në duart e Gjykatës së Krimeve të Rënda. Nga ana e policisë së Fierit, është bërë e ditur se rasti po hetohet nga Krimet e Rënda dhe hetimet po zhvillohen intensivisht. Madje një person i dyshuar për rrëmbimin e vajzës është shpallur në kërkim.
Ajo që prej më shumë se një muaji është larguar nga banesa, ku jeton së bashku me prindërit e saj. Kjo largesë dhe mungesë njëkohësisht ka alarmuar këtë familje, e cila ka gjetur si zgjidhje apelin nëpërmjet medias, ndaj shtetit. Sipas prindërve Ledina është një vajzë e qetë, natyrë e mbyllur, me status e fejuar që nga muaji shkurt i këtij viti dhe ka qenë nxënëse në arsimin e mesëm. Po disa ditë përpara largimit nga shtëpia, me vullnetin e vet dhe dijeninë e prindërve, ka lënë përgjysmë studimet.
Arsyetimi? Ndihej e sëmurë dhe e pamundur që të ndiqte shkollën! Dy ditë përpara largimit nga shtëpia, e reja 17-vjeçare ka komunikuar nëpërmjet telefonit me të fejuarin e saj, ky i fundit ndodhet i punësuar në Gjermani. Sipas të dhënave që japin prindërit, vajza gjatë komunikimit me të fejuarin, një djalë me origjinë nga Mallakastra dhe që jeton në qytetin bregdetar të Vlorës, nuk ka shfaqur shenja pakënaqësie. Sipas Shekullit, e ëma e saj Rozeta në rrëfimin e vet ka pohuar se ka dëgjuar pjesë nga bashkëbisedimi mes dy të fejuarve. Ajo që i është ngulitur në kokë nga kjo bisedë, ka qenë përgjigja po nëpërmjet telefonit e të fejuarit, ku i premtonte vajzës se do të kthehej shumë shpejt gjatë muajve të verës, në Shqipëri. Në çastin e largimit në shtëpi nuk ka patur pjesëtarë të tjerë të familjes.

Familjarët rrëfejnë ikjen
“Ka ikur pa dijeni nga shtëpia”, fillon xhaxhai i saj rrëfimin. Sipas tij nuk ka patur asnjë konflikt as me nënën, as më babanë dhe me askënd. Ndërsa i ati thotë se në çastin që nuk e gjeti vajzën në shtëpi, shkoi në Roskovec, të Fierit në komisariatin më të afërm. Atje bëri denoncimin.
“Ju thashë se më ka ikur vajza. Kam shkuar më pas edhe në drejtorinë e Policisë Fier. Më kanë thënë që të mos mërzitem sepse vajza do të gjendej. Pastaj më telefonoi dhe më tha që gjendet në Kosovë bashkë me një djalë nga Vlora”, shton i ati. Sipas tij e bija kishte njohur në Facebook djalin. Me të foli edhe dy herë të tjera dhe më pas nuk ka komunikuar më. Ai mbyll intervistën duke thënë se ndihet keq dhe kërkon ndihmë, se ka frikë se vajzën mund t’ja kenë rrëmbyer.

Article Logic
Execution time: 0.0033011436462402