INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Faleminderit Samsung, ti sapo shkatërrove Mobile World Congress 2018! [FOTO]

Faleminderit Samsung, ti sapo shkatërrove Mobile World Congress 2018! [FOTO]

Publikuar më: 19:07 06-02-2018

Mezi pret të shohësh prezantimet e reja ne Mobile World Congress në fund të këtij muaji? Mos prit shumë pasi Samsung ka menduar të eliminojë shumë gjigandë teknologjie. Arsyeja? Ndoshta frika nga Galaxy S9!

Eventi më i madh i teknologjisë mobile i cili mbahet çdo vit në Barcelonë do të rikthejë pas një viti mungesë, gjigandin korean Samsung i cili ka vendosur që një ditë para hapjes së MWC, të lançojë produktin e shumë pritur Galaxy S9.

dad.jpg

 

Vëmendja nga media dhe fansat ka nisur të rritet pak javë më parë, sapo Samsung prezantoi sloganin "The Camera Reimagined." dhe datën 25.02.2018. Që nga ky moment komentet se cilat do të jenë të veçantat e këtij produkti kanë pushtuar mediat, një pjesë e të cilave edhe ne i kemi diskutuar në Geek Room.

Por, duket se fuqizimi në treg i Samsung, ka stepur shumë kompani të cilat kanë vendosur të mos prezantojnë smartphone-t e tyre flagship këtë edicion të MWC. Tre emrat të cilët do të jenë në Barcelonë, por jo me më të mirën e tyre janë: Huawei, HTC, dhe LG të cilët do të prezantojnë update-ime të versioneve më të fundit, ngjyra dhe forma të reja, por jo një "ikonë" të re.

 sad.jpg

Huawei ka vendosur muajn Mars dhe Parisin si destinacioni i duhur për të prezantuar P20 ndërkohë që LG G7 dhe HTC U12 nuk kanë ende një datë zyrtare.

A do të jetë një:‘Samsung Presents: Mobile World Congress 2018’ ? Jo, nuk është kështu si duket pasi shumë të tjerë kanë vendosur të përballen me të dhe flasim këtu për emra si Sony, Nokia dhe Motorola të cilët kanë siguruar prezencë të madhe në sallat e panairit dhe buxhete reklamimi që me siguri do ndikojnë që ky edicion i MWC të jetë po aq i suksesshëm sa edhe të tjerët.

norink.jpg

Geek Room do ta prekë nga afër dhe do të sjellë për ju ekskluzivisht çdo produkt përmes transmetimeve live në Facebook dhe sigurisht disa review për më të mirët!

Më shumë ju informojmë ditet në vazhdim...

Article Logic
Execution time: 0.0037310123443604