INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Falsifikonte dokumente, në pranga 44 vjeçari

Falsifikonte dokumente, në pranga 44 vjeçari

Publikuar më: 09:27 16-03-2017

Është pse ishte në kërkim ndërkombëtar me akuzën e “Shfrytëzimit të prostitucioni”, një 44 vjeçar nga Kuçova nuk është ndalur në kryerjen e të tjera veprave penale, edhe në Shqipëri. Ndërkohë mësohet se në vendin tonë 44 vjeçari falsifikonte dokumente, e pasi është pikasur nga uniformat blu është bërë e mundur dhe arrestimi i tij nga policia e Gjirokastrës.
Njoftimi i Policisë:
“Përparim Voda është ndaluar për kontroll nga shërbimet e Policisë dhe ka paraqitur një dokument identifikimi Grek me gjeneralitetet të shtetasit F.F, 42 vjeç, banues në Mursi, Sarandë, dokument i cili mban fotografinë e tij. Përparim Voda është person i shpallur në kërkim nga policia e Kukësit, pasi Prokuroria Kukës ka dërguar Urdhër për ekzekutimin e Vendimit Penal të Gjykatës Apelit Shkodër, e cila ka caktuar masë sigurimi “Arrest me burg”, për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”. Njëkohësisht “ky shtetas nga ZQK INTERPOL TIRANË është shpallur në kërkim pasi INTERPOL ROMA në datë 25.10.2013 ka bërë shpalljen në kërkim ndërkombëtar ku Gjykata e Milanos/Itali e ka dënuar me 6 vjet burg (i mbeten për të vuajtur 5 vjet, 10 muaj e 16 ditë burg), për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe ” Pjesmarrje në organizatë kriminale”.

Article Logic
Execution time: 0.0035738945007324