INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Falsifikonte euro, përfundon në pranga 63 vjeçari

Falsifikonte euro, përfundon në pranga 63 vjeçari

Publikuar më: 09:52 12-12-2018

Policisë i janë dashur disa muaj hetime për të vënë në pranga një 63 vjeçar, i cii falsifikonte monedhën evropiane, euro. Pas aksionin të uniformave blu bëhet e ditur se 63 vjeçari me banim në Tiranë është arrestuar nga Policia e Shkodrës në kuadër të operacionit të koduar “monedhë e garantuar”, i akuzuar tashmë për “falsifikim të monedhave”, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Njoftimi i Policisë:
“Pas një hetimi disamujor dhe procedimit penal të regjistruar gjatë këtij viti në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Shkodrës, policia i gjeti shtetasit 63-vjeçar, L.R., 46 kartëmonedha me prerje 100-she në euro, që për shkak se dyshoheshin të falsifikuara janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Emrat e dy personave të tjerë të shpallur në kërkim nuk bëhen të ditura për shkak të hetimeve, për kapjen e të cilëve policia vijon ende punën”.

Article Logic
Execution time: 0.0037569999694824