INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fama e hideve shqiptare, kalon oqeane

Fama e hideve shqiptare, kalon oqeane

Publikuar më: 08:10 12-10-2017

E ndërsa shitja e hideve në tregun vendas është shndërruar në një biznes fitimprurës, fama e tyre po kapërcen kufijtë e Europës. Ky frut ka njohur tregje të reja drejt Amerikës dhe Australisë falë komuniteteve të diasporës.

Histori Suksesi!
Hidet në Amerikë apo Australi janë fruta të rralla shumë pak të njohura apo familjare. Në këto vende hidet nuk kultivohen dhe njihen vetëm nga importi, por kërkesat e komuniteteve ballkanike për to është e konsiderueshme.
Ky është faktor i rëndësishëm që ndihmon disa shqiptarë të jenë të suksesshëm në iniciativën e tyre.
Sokol Ndreu, jeton prej 20 vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Boston. Prej dy vitesh, ai ka nisur kultivimin e hideve në një fermë të vogël në periferi të qytetit.
Ndreu tregon mbi nisjen e këtij kultivimi, i cili siç thotë ai ka nisur të japë shenjat e para të kënaqshme financiare.
“Hidet për momentin janë frutat ku ne kemi pritshmëri për fitimet e biznesin tonë. Bashkë me familjen ne zotërojmë një fermë ku kultivojmë disa kultura frutash dhe perimesh.
Më të veçanta janë hidet, nuk njihen shumë këtu dhe kjo na ndihmon në shitje.
Mbi të gjitha fidanët e tyre i kemi porositur dhe na kanë ardhur nga Shqipëria.
Tërhiqen shumë si fruta, jo vetëm nga komuniteti shqiptar këtu, por mbi të gjitha nga vetë amerikanët që i konsiderojnë bio” thotë Ndreu.

Hidet jo vetëm në SHBA, por dhe në Australi
Stefan Mino i vendosur në veri të Queensland, Australi prej më shumë se 18 vitesh, ndan me AgroËeb.org eksperiencën e tij.
“Gjithçka nisi rreth 5 vite më parë. Tashmë ne kemi krijuar tregun tonë përsa i përket Hideve, madje edhe hurmave farëzeza, sigurisht bashkë edhe me prodhimet e tjera.
Fillimisht eksperimentova me kultivimin e tyre. Kur pamë që gjithçka eci mirë, ndërmora hapin e shumëpritur duke nisur prodhimin e tyre.
Fidanët i kemi siguruar nëpërmjet miqve që takojmë kur vijmë në Shqipëri” shprehet Mino.
Sipas të dhënave fidanët e hideve shqiptare janë sot mjaft të kërkuara edhe në Evropë. Madje ka kërkesa në rritje prej vendeve fqinjë, Kosovë, Maqedoni dhe Mal i Zi./AgroWeb.org

Article Logic
Execution time: 0.0030789375305176