INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Familja shqiptare shuhet në aksident në Toronto, 3 viktima

Familja shqiptare shuhet në aksident në Toronto, 3 viktima

Publikuar më: 16:40 28-06-2016

Një familje shqiptare në Toronto të Kanadasë është shuar si pasojë e një aksidenti tragjik të ndodhur pak ditë më parë. Viktimat e aksidentit janë Xhemile Vokshi 55 vjeç, Valbona Vokshi, 35 vjeç dhe Isabela Kuçi 5 vjeç; gjyshja, vajza e saj dhe mbesa.

Makina me të cilën udhëtonte familja shqiptare u përfshi nga flakët pas një aksidenti ku u përplasën disa automjete.

Në një automjet tjetër të aksidentuar, udhëtonin vajza tjetër e 55-vjeçares dhe djali i saj 2-vjeçar, por që fatmirësisht nuk pësuan lëndime të mëdha.

Valbona e cila drejonte dhe mjetin, kishte emigruar në Kanada prej 15 vitesh, atje kishte krijuar familjen dhe punonte me prindërit në një restorant.

 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0033409595489502