INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Farmacistët profesionistë braktisin vendin, po dhe të rinjtë duan ti ndjekin [VIDEO]

Publikuar më: 15:38 25-09-2017

Një tjetër kategori profesionistësh po braktis vendin. Ata janë farmacistët që në fakt sigurojnë kontrata punë kryesisht në Gjermani nëpër farmacitë e spitaleve dhe lëne vendin. Edhe pse nuk ka shifra të sakta, pasi shumica e të ikurve kanë punuar në subjekte farmaceutike private fenomeni është evident. Ashtu si farmacistët profesionistë dhe ata që janë në hapat e para të pyetur nga IN News kanë të njëjtën dëshirë, që sapo tu krijohen mundësitë dhe të përfundojnë praktikën në Shqipëri të largohen.

Ndërsa Presidentja e Urdhërit të Farmacistit, Diana Toma edhe pse pohon se tregu është i lirë dhe kushdo ka të drejtë të punojë ku të dojë dhe jep një mesazh për strukturat shtetërore për të ofruar më shumë kushte që të ketë më pak ikje.
Aktualisht mësojmë se rreth 140 farmacistë kanë nisur procedurat për të ikur nga Shqipëria dhe këtij kontingjenti pritet në ditët në vijim ti shtohen dhe brezat e rinj.

Article Logic
Execution time: 0.0034999847412109