INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Fati i ministrave teknikë, Rama: Po pres të largohen, e mbaruan detyrën [VIDEO]

Publikuar më: 15:33 14-07-2017

Edi Rama doli përballë gazetarëve, pas kthimit të tij nga Samiti i Triestes, por interesimi i medieve është fokusuar në aktualitetin politik në vend. Një situatë e pazakontë ku të gjithë partitë janë në qeveri, por kryeministri Rama duket se ka një mesazh direkt për ministrat teknik të PD.

Edi Rama:
“Unë pres që ata të largohen nga karrigia, skanë arsye të qëndrojnë. Pres të largohen”.
Deklarata më e fortë është lëshuar për administratën, të cilën Edi Rama duket se e cilëson opozitën e vetme të 4 viteve të ardhshme.
Edi Rama:
“Lulet mos më prek mos të preken sepse nuk kanë parë asgjë akoma. Ne po ndërtojmë një mekanizëm ferri për ata që paguhen me taksat e që në vend ti shërbejnë i poshtërojnë qytetarët. Për ne opozita për 4 vitet e ardhshme janë grabitqarët dhe parazitët dhe armiqtë e shpallur në publik”.
Nën qeverisjen e tij vendi ka plotësuar të gjitha kushtet e Brukselit për çeljen e negociatave, ndaj Rama nuk nguroj të lëshojë këtë deklaratë ndaj BE.
Edi Rama:
“Ne i kemi kryer detyrat, tani i takon BE. Be ka treguar se tregon gishtin kur gishti tregon hënën”.
Por e nisi me samitin, e ndaj nuk mund ti shpëtonte pyetjes mbi zhurmën që u krijua pikërisht për shkak të veshjes së tij Trieste.
Edi Rama:
“Atje është një botë ku njerëzit e kanë mbyllur me kohe çështjen e lirisë së veshjes”.

Article Logic
Execution time: 0.0035381317138672