Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka ironizuar mungesën e Fatos Nanos në Kongresit të PS. Në një status në Facebook, Ndoka shkruan se Nano është tallur edhe me Rilindjen.
“Kam patur simpati për Fatosin; se gjithmonë është tallur me PS, por sot, u tall edhe me Rilindjen”, shkruan Ndoka.
Deklarata e kryetarit të partisë opozitare vjen pas shpërndarjes së lajmit se pavarësisht nga ftesa, ish-kryetari socialist Fatos Nano, nuk ishte prezent sot në Kongresin e PS.