Dy efektivë të lartë të policisë janë vënë në pranga mbrëmjen e sotme për lidhje me narkotrafikun. I arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda është Gani Abazi, shef i specialistëve të zonave në Policinë e Tepelenës.
Abazi është arrestuar me akuzën e "favorizimit të kultivimit të lëndëve narkotike". Po me të njëjtën akuzë, është vënë në pranga edhe Shefi i Rendit në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, Haki Hasanbegaj.