INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘’Fëmijët e diellit’’. Njihuni me misterin e dy vëllezërve [Foto]

‘’Fëmijët e diellit’’. Njihuni me misterin e dy vëllezërve [Foto]

Publikuar më: 11:24 10-05-2018
Abdul Rasheed dhe Shoaib Ahmed, 9 dhe 13 vjeç, janë si të gjithë bashkëmoshatarët e tjerë që qeshin dhe luajnë së bashku gjatë ditës. Po një mister i çuditshëm ju ndyshon krejtësisht jetën pasditeve. 
Sapo perëndon dielli, ata paralizohen krejtësisht dhe nuk mund të flasin.
Vëllezërit nga Pakistani janë quajtur “fëmijët e diellit”, pasi prindërit e tyre mendojnë se ata marrin energji nga dielli. Ky rast ka çuditur mjekët , të cilët nuk aknë mund të përcaktojnë pse ndodh kjo. 
Javed Akram, profesor i mjekësisë në Institutin Pakistanez të Shkencave Mjekësore, i cili po merret me trajtimin e vëllezërve, thotë “Ky rast është sfidë për ne”.
“Doktorët po kryejnë tekste mjekësore për të kuptuar përse fëmijët janë aktivë gjatë ditës, por nuk mund të hapin sytë, nuk mund të flasin dhe as të ushqehen sapo ikën dielli.
Ndryshe nga prindërit që mendojnë se fëmijët marrin energji nga dielli, mjekët e kanë hedhur poshtë këtë tezë, duke qenë se fëmijët mund të lëvizin gjatë ditës edhe nëse mbahen në një dhomë të errët, ku nuk bie dielli.
Pavarësisht gjendjes së tyre të veçantë, djemtë janë energjikë dhe gazmorë.
“Dua të bëhem mësues’’, thotë vëllai më i madh
Ndërsa për të voglin ëndrra është po mësues, por i fesë islame.
 
aa.jpg
Article Logic
Execution time: 0.0037100315093994