INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Festat po afrohen! Shqiptarët kapërcejnë kontinentin

Festat po afrohen! Shqiptarët kapërcejnë kontinentin

Publikuar më: 12:47 12-12-2018

Shqiptarët kanë prirje gjithnjë e më shumë që t’i kalojnë festat jashtë vendit dhe jashtë shtëpive të tyre. Kjo po bëhet gjithmonë e më e zakonshme, ndërsa alternativat për të zgjedhur vende janë të pafundme.

Në vendet e Bashkimit Europia, në Turqi, në Brazil dhe në disa shtete të tjera jashtë kontinentit më të vjetër, shqiptarët mund të lëvizin lirshëm, pa nevojën e pajisjes me vizë por janë një sërë vendesh të tjera më të largëta që mund të vizitohen pa shumë pengesa.

Por cilat vende jashtë BE shqiptarët mund të vizitojnë pa pasur nevojë për viza?

Lehtësia e parë janë vendet ku mund të shkohet me një vizë elektronike që përfitohet lehtë. Kështu, me vizë elektornike shqiptarët kanë mundësi të udhëtojnë nëpër disa vende të Afrikës Qendrore dhe Veriore, përkatësisht në Egjipt, Etiopi, Indi, Katar etj.
Por janë disa shtete të tjera të Afrikës, kryesisht Jugore që nevojitet pajisja me vizë për të udhëtuar. Janë plot 87 shtete në të cilat shtetasit shqiptarë do t’u duhet një vizë për të udhëtuar. Në këtë listë përfshihet dhe Rusia.

Ndërsa vendet të konsideruara ekzotike janë në listën e shteteve që pritet t’u hiqen vizat dhe udhëtimi në to bëhet shumë më i lehtë. Tek kjo kategori përfshihen 33 shtete. Vështirësia në këtë rast është largësia dhe kostoja e lartë e udhëtimit. Destinacion i të këtij lloji është Xhamajka.

Për Shqipërinë nuk ka asnjë vend që refuzon dhënin e vizës. Ndaj në këto prag festash mundësia e zgjedhjes për shqiptarët është e pafundme.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037870407104492