Dy specialistët e Drejtorisë së Metrologjisë në qytetin e Fierit, Rudin Faska 53 vjeç dhe Dylber Tarelli 55 vjeç, kanë rënë në prangat e policisë për korrupsion pasiv. Të arrestuarit në bashkpunim me njëri-tjetrin i morën ryshfet shumën prej 55000 lekësh shtetases 37-vjeçare me iniciale R.M kundrejt kolaudimit në mënyrë fiktive të aparatit të peshmatjes të cilin kjo shtetase e përdorte në biznesin e saj të liçensuar për shit-blerje skrapi.