4 persona janë vënë në pranga nga policia e Fierit pasi janë kapur në flagrancë me armë zjarri, municione si dhe me drogë.
Nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë për mediat uniformat blu kanë zbardhur identitetin e personave si dhe akuzat ndaj tyre.
Policia bën të ditur se personat e arrestuar janë shtetasit Leonidha Simaku, 58 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë; Pëllumb Simaku, 45 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Rreth Libofshë; Nasi Simaku, 72 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë; Romario Kita, 23 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”.
Në sajë të këtij operacioni policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 9 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa, 5080 fara lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa, 1 armë automatike (kallashnikov) me dy karikator, 1 armë gjahu teke pa leje, si dhe 1 gjerdan me 23 fishekë arme gjahu.
Mbi të arrestuarit do të hetëohen për 3 vepra penale, “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve të gjahut dhe sportive” .
.