INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Financat ndalojnë tenderat. Jo më darka festive me lekët e shtetit për institucionet [VIDEO]

Financat ndalojnë tenderat. Jo më darka festive me lekët e shtetit për institucionet [VIDEO]

Publikuar më: 16:47 28-12-2017

Institucionet shtetërore kanë përdorur shpesh prokurimet për të realizuar darka festive të stafit me rastin e festave te fundvitit. Por pagimi i këtyre darkave me lekët e buxhetit të shtetit nuk do të ndodh më. Ministria e Financave dhe Ekonomisë në bashkëpunim me Agjencinë e Prokurimit Publik kanë kërkuar që institucionet të ndalojnë këto procedura, në të kundërt drejtuesit do të jenë të detyruar ti paguajnë nga xhepi i tyre fondet, pasi drejtoritë e Thesarit janë urdhëruar që të mos ekzekutojë të tilla pagesa. Të dyja institucionet kanë njoftuar Autoritetet Kontraktore për të mos shpallur procedura të tilla prokurimi.
“Nisur nga qëllimi i ligjit nr. 9643/2006 “Për Prokurimin Publik”, por edhe i Ligjit nr. 10296/2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, të cilët synojnë mirë përdorim të fondeve publike, APP dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë tërheq vëmendjen e autoriteteve kontraktore që të mos shpallin procedura të tilla prokurimi”-njofton APP. Gjithashtu institucionet bëjnë me dije se Drejtoritë e Thesarit do të bllokojnë ekzekutimin e pagesave për objekte të tilla prokurimi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037779808044434