INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fizika u thotë lamtumirë njësive tradicionale, jo më kg

Fizika u thotë lamtumirë njësive tradicionale, jo më kg

Publikuar më: 13:05 20-05-2019

Lamtumirë njësia kilogram! Përkufizimi i ri botëror i kilogramit pritet të hyjë sot në fuqi.

Sistemi i ri i masës ndërkombëtare, që përfshin gjithashtu amperin, kelvin dhe molin, u bë i vlefshëm në nëntor në Versajë, nga Konferenca e Përgjithshme e Peshave dhe Masave (CGPM) e themeluar në fund të shekullit XIX dhe që mblidhet çdo katër deri në gjashtë vjet.

Përfaqësues nga 60 shtete votuan në atë kohë një vendim historik në mbështetje të një përkufizimi të ri të Sistemit Ndërkombëtar të Njësive (SI), duke ndryshuar në këtë mënyrë si kurrë më parë përkufizimin botëror për kilogramin, amperin, kelvin dhe molin. Kilogrami do të përkufizohet tani duke u nisur nga Konstantja e Plankut (h) e fizikës kuantike.

Deri tani, një kilogram përkufizohej i barabartë me masën e Kilogramit, një cilindër platin dhe iridium të ruajtur saktësisht nga 1889 në Zyrën Ndërkombëtare të Peshave dhe Masave (BIPM) në Sevres, pranë Parisit.

Ky ndryshim duket i parëndësishëm për qeniet njerëzore kur bëhet fjalë për të arritur në një përfundim, por mund të shndërrohet në problematik. Kjo sepse shkencat dhe industria po hyjnë në epokën e grimcave pafundësisht të vogla me zhvillimin e teknologjive kuantike.

Article Logic
Execution time: 0.0034058094024658