Njerëzit do ta kthejnë planetin në një top gjigant zjarri deri në vitin 2600, kështu ka deklaruar fizikanti Stephen Hawking. Mbipopullimi dhe konsumi i energjisë do ta bëjnë tokën të pabanueshme në vetëm disa shekuj, tha Hawking në Samitin Tencent WE në Pekin të mbajtur më herët këtë javë. Për të shmangur këtë fat, Hawking tha se speciet njerëzore do të duhet të kërkojnë një plan tjetër të banueshëm, shkruan newsbomb.al. Hawking është pjesë e iniciativës ‘Starshot’, e cila planifikon të zhvillojë një anije kozmike ultra të shpejtë që mund të kërkojë planete e banueshme përreth yllit të afërt, Alpha Centauri. Po një gjë të ngjashme ka thënë edhe CEO i “SpaceX”, Elon Musk, sipas të cilit në një të ardhme të afërt njerëzimi në Tokë do zhduket. Musk tha se kompania e tij ka për qëllim ta bëjë njeriun "specie shumë-planetarale".